Dita boterore per te luftuar shkretetirizimin dhe degradimin e tokes

//Dita boterore per te luftuar shkretetirizimin dhe degradimin e tokes

Dita boterore per te luftuar shkretetirizimin dhe degradimin e tokes

Dita boterore per te luftuar shkretetirizimin dhe degradimin e tokes

Me rastin e dites boterore te luftes kunder shkretetirizimit, thatesires dhe degradimit te tokave z.Luan Ahmetaj, Presidenti i MedAlb Institut ju drejtohet te gjitheve me shkrimin e meposhtem:

Data 17 qershor eshte dita boterore e luftes kunder shkretetirizimit, thatesires dhe degradimit te tokave. Konventa e kombeve te bashkuara kunder shkretetirizimit, thatesires dhe degradimit te tokave, qe me shkurtimin e fjaleve ne anglisht njihet me emrin “UNCCD”, zhvillon veprimtarine e saj qysh nga viti 1994, ndersa Shqiperia e ka ratifikuar kete konvente ne parlamentin shqiptar me 27 prill 2000 dhe marreveshja per anetaresimin e saj ka hyre ne fuqi me 26 korrik 2000. Institucioni qe perfaqeson zyrtarisht vendin tone ne kete konvente eshte Ministria e Mjedisit, te Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave.Ne kete konvente jane te perfshira 195 vende nga gjithe kontinentet e botes.

Konventa mbeshtet hartimin dhe implementimin e strategjive, programeve dhe planeve te veprimit qe perfshijne te gjitha masat ligjore, administrative, teknike dhe financiare ne kuader kombetar, rajonal dhe boteror per te luftuar shkretirizimin dhe degradimin e tokave dhe nxit kooperimin midis qeverive dhe institutcioneve te vendeve te dryshme ne menyre qe te sigurohet nje zhvillim i qendrueshem ne nivel boteror. Cdo vit konventa e celebron kete date te shenuar me nje teme te vecante duke ju bere thirrje gjithe qeverive te shteteve anetare qe te organizojne ne respektim te kesaj dite aktivitete te ndryshme per rritjen e sensibilizimit dhe te ndergjegjesimit rreth ceshtjeve qe lidhen me luften ndaj ketij fenomeni dhe te impakteve qe ai jep ne shkreteterizimin dhe degradimin e tokave. Kete vit fokusi i UNCCD është “Arritja e sigurisë ushqimore për të gjithë përmes sistemeve të qëndrueshme të ushqimit.” Dhe celebrimi mbareboteror i kesaj dite kete vit do te behet me moton, “Mos e trajtoni kete ceshtje si një drekë falas por Investoni per nje tokë të shëndetshme “.

Viti 2015 “Viti Ndërkombëtar i Tokave”

Asambleja e -68te e përgjithshme e OKB ka deklaruar vitin 2015 si “Viti Ndërkombëtar i Tokave”.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë FAO ka qenë e nominuar për të zbatuar kete vendim te OKB në kuadrin e Partneritetit Global per tokën dhe në bashkëpunim me qeveritë dhe sekretariatin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të luftuar shkretëtirëzimin.

Viti Nderkombetar i Tokes 2015 ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit e rëndësisë së tokës për sigurinë e ushqimit dhe funksionet esenciale të ekosistemit.

Objektivat specifike te OKB gjatë ketij viti janë:

• Rritja e ndërgjegjësimit të plotë te qytetareve, të shoqërisë civile dhe vendimmarrëseve për rëndësinë e madhe të tokës për jetën e njeriut;
• Edukimi i publikut në lidhje me rolin vendimtar qe luan toka në sigurimin e ushqimit, adaptimin dhe zbutjen e impakteve te ndryshimeve klimatike, shërbimeve esenciale të ekosistemit, te ushqyerit te njerezimit dhe zbutjen e varfërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm;
• Mbështetja e politikave dhe veprimeve efektive për menaxhimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të tokës;
• Nxitja e investimeve në aktivitetet e menaxhimit të qëndrueshëm të tokës për të zhvilluar dhe për të ruajtur gjithmone tokën pjellore dhe te shëndetshme për përdoruesit e saj dhe grupet e ndryshëm të popullsisë;
• Forcimi i iniciativave te ndryshme shkencore, monitoruese dhe aplikative në lidhje me procesin e Zhvillimit të Qëndrueshëm;
• Avokati për rritjen e shpejtë të kapaciteteve për mbledhjen e informacionit dhe monitorimin e tokës në të gjitha nivelet (globale, rajonale dhe kombëtare)
Po ne vendin tone si paraqitet gjendja e tokave dhe ujrave ?

Shqiperia eshte nje vend mesdhetar qe shtrihet ne pjesen perendimore te Gadishullit Ballkanik. Siperfaqja e pergjitheshme e territorit te saj eshte 28,748 km katrore dhe gjatesia e pergjitheshme e kufirit te saj eshte 1094 km nga ku 657 km jane kufije tokesore, 316 km jane kufije detare, 48 km kufije lumore dhe 73 km jane kufije liqenore. Relievi i saj eshte kryesisht malor dhe ka nje lartesi mesatre 708 meter mbi nivelin e detit ose dy here me te larte se mesatarja e Europes. Klima e vendit tone eshte mesdhetare, me vere te nxehte dhe te thate dhe me dimer te lagesht e te ftohte. Sasia mesatare e reshjeve vjetore eshte 1430 mm, por shperndarja dhe intesitetiti i tyre eshte i ndryshem ne varesi te zonave gjeografike dhe stineve te ndryshme. Numri i diteve te pergjitheshme me diell eshte i larte dhe ndricimi diellor eshte i mire dhe leviz nga 2731 ore ndricim ne vit ne Xare te Sarandes, 2722 ore ne vit ne zonen e Vlores dhe 2560 ore ndricim ne vit ne Tirane.

Shqiperia ka gjithesej 152 lumenj dhe perrenj nga ku 8 prej tyre jane lumenj te medhenj dhe ne territorin e saj gjenden 247 liqene te kategorive te ndryshme. Rreth 65% e pellgut ujembledhes shtrihet brenda territorit te vendit tone dhe te gjithe lumenjte pothuajse e derdhin ujin ne Detin Adriatik me nje prurje mesatare prej 1308 meter kub/sekonde dhe me modul mesatar te rrjedhjes 30,2 litra /sekonde.

Lumi Mat ka nje gjatesi 115 km , nje siperfaqe te pellgut 2441 km katrore dhe prurje mesatare 103 meter kub/sekonde. Lumi Shkumbin ka nje gjatesi 181 km, me siperfaqe te pellgut ujembledhes 2441 km katrore dhe prurje mesatare 61,5 meter kub /sekonde. Lumi Seman ka nje gjatesi prej 281 km, siperfaqe te pellgut ujembledhes prej 5649 km katrore dhe prurje mesatare 95,7 meter kub/sekonde. Lumi Vjose ka nje gjatesi 272 km, nga ku 192 km shtrihen ne territorin shqiptar, nje siperfaqe te pellgut ujembledhes 6706 km katrore nga ku 4552 km katrore gjenden ne Shqiperi dhe me nje prurje 195 meter kub /sekonde. Gjithashtu ne brendesi te territorit tone jane ndertuar shume rezervuare per grumbullimin e ujit dhe ujitjen e tokave pergjate sezonit me thatesire.Keta jane treguese qe shprehin se Shqiperia eshte mjaft e pasur me resurse ujore. Per vendin tone eshte mjaft e rendisishme perdorimi dhe menaxhimi i qendrueshem i kesaj pasurie natyrore mjaft te vlefshme. Aftesia potenciale ujitese ne shkalle republike eshte 335966 ha dhe siperfaqja reale e ujitshme 204396 ha ose vetem 29,4 % e siprfaqes se pergjithshme prej 695520 ha toke bujqesore ne shkalle vendi.

Sipas vjetarit statistikor te botuar nga Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit per vitin 2011, toke gjithsej ne vendin tone eshte 2 milion e 875 mije ha ose 100%, toke bujqesore 699 mije ha ose 24%, toke jobujqesore 2 milion e 176 mije ha ose 76%. Numri pergjithshem i fermave ose i ekonomive me aktivitet bujqesor ne shkalle vendi eshte353341, nga te cilat ferma organike jane 123 dhe siperfaqja nen sistemin organik te prodhimit eshte 5848ha nga ku pjesen me te madhe e zene bimet medicinale me 5638 ha. Siperfaqja mesatare e fermes eshte 1,05 ha dhe madhesia mesatare e parceles 0,27.ha. Keta jane tregues qe tregojne nje siperfaqe mjaft te pakte te tokes bujqesore per fryme dhe te nje shkalle mjaft te larte te coptimit dhe fragmentarizimit te saj. Por keto te dhena duhen te permiresohen dhe te bazohen ne studime dhe inventarizime te reja dhe te dixhitalizuara qe duhet te kryhen nga agjencite dhe instutucionet perkatese shteterore.

Cilat jane impaktet negative te degradimit dhe shkretetirizimit te tokave ne vendin tone?

Fenomenet qe sjellin degradimin dhe shkreteterizimin e tokave jane te shumta dhe te ndryshme dhe lidhen me uljen e pjellorise dhe perkeqesimin e cilesive fizike, kimike dhe biologjike te tokes. Keto fenomene apo dukuri negative vijne si pasoje e ndikimit te vecante ose te kombinuar te faktoreve te ndryshem klimatike, tokesore, bimore dhe njerezore.

Fenomeni me i rendesishem qe lidhet me humbjen dhe zhvendosjen fizike si dhe me ndryshimet ne pjellorine e tokes eshte erozioni i cili shkakton grryerjen e tokes, rreshqitjet e saj dhe transformimin e pjeseve te ngurta nga dalja nga shtrati i lumenjeve ne siperfaqe te tokes. Ky fenomen jo vetem qe favorizohet nga relievi mjaft i thyer gjeografik, pjerresia e tokes, zhveshja nga bimesia, renia e reshjeve, dalja nga shtrati i lumenjeveprej reshjeve, renia me intesitet dhe kohezgjatje i reshjeve, por ai favorizohet edhe nga veprimi ose mosveprimi i duhur i vete njerezeve me aktivitetitin e tyre ekonomik, prodhues, bujqesor dheindustrial, me shpyllezimet, me mbikullotjet, me praktikat jo te mira te punimit, kultivimit dhe ujitjes. Shkaktohet gjithashtu nga menaxhimi i keq i ujrave siperfaqesore dhe nentokesore, nga mosfunksionimi i sistemit te ujitjes dhe kullimit, nga shkaterrimi i shtreterve dhe rrjedhes se lumenjeve, nga shfrytezimi pa kriter i inerteve dhe zhavoreve ne lumenj.Ne vendin tone nga monitorimi dhe matjet e kryera ne pika te ndryshme erozioni eshte vleresuar ne masen nga 9,8 ton/ha/vit deri ne 27,5 ton/ha/vit dhe ne raste te vecanta arrinedhe ne mbi 100 ton/ha ne vit.

Tjeter fenomen qe sjell shkreteterizimin dhe degradimin e tokave eshte ndotja e tokes nga hidrokarburet, nga perdorimi i plehrave kimike dhe pesticideve, nga metalet e renda dhe ndotesit e tjere organike te cilet shkaktojne uljen e pjelloriose se tokes dhe perkeqesimin e tregueseve te saj fizike, kimike dhe biologjike. Gjithashtu nje fenomen i demshem eshte edhe kripezimi i tokave si rezultat i ngritjes se nivelit te ujrave nentokesore ose freatike.

Nje faktor tjeter ndikues ne reduktimin dhe degradimin e tokave ne vendin tone eshte edhe zenia e tokes bujqesore ne te gjithe territorin te vendit me gjthecfare ndertimesh banimi apo biznesi qe arrin shifren e mbi 300 000 objekteve. Shteti duhet tu thote “stop” te prere ketyre ndertimeve dhe te ndermarre dhe finalizoje te gjtha iniciativat dhe aktet e nevojshem ligjore dhe administrative qe rregullojne dhe permbyllin kete fenomen mjaft regresiv dhe te demshem per vendin.

Masat qe duhen marre per mbrojtjen e tokes nga degradimi dhe shkretetirizimi.

Qeveria shqiptare ka hartuar tashme nje kuader kombetar ligjor te tokes, por ai duhet te zbatohet dhe permiresohet me tej dhe te zgjidhe urgjentisht problemet qe lidhen me ndarjen perfundimtare te tokes, me titujt e pronesise mbi te , te permiresoje punimin dhe perdorimin sa me efikas te tokes bujqesore, te ndal zenien e tokes me ndertime dhe shfrytezimin e tokes bujqesore per qellime te tjera ekonomike.

Se pari duhet te ndryshoje nga te gjithe vleresimi per token, per kete kapital mjaft te cmuar dhe te patjetersueshem natyror, i cili ju sherben njerezimit jo vetem per sot por edhe per gjeneratat e ardheshme te tij. Token duhet ta mbrojme te gjithe dhe per kete qellim qeveria, administrata shteterore, ministrite, institucionet shkencore, agjencite shteterore dhe ato te shoqerise civile dhe media duhet te veprojne dhe te marrin masat emergjente per parandalimin e ketij fenomeni mjaft negativ duke kryer fushata te vazhdueshme sensibilizimi dhe ndergjegjesimi, studime, inventarizime, monitorime, eksperimentime dhe investime qe i sherbejne mbrojtjes se tokes ne vendin tone.

Se dyti qeveria shqiptare duhet te hartoje dhe zbatoje strategji, programe dhe plane veprimi qe sigurojne perdorimin e qendrueshem te tokes, mbrojtjen e saj nga erozioni dhe ndotja ,permes kryerjes se ripyllezimeve, mbjelljeve te aneve te shtreterve te lumenjeve, moslejimine dhe ndalimin e shfrytezimit te inerteve te lumenjeve, zbatimin e sistemeve te pritave dhe te brezave mbrojtes te lumenjeve, ndertimin dhe zbatimin e sistemeve efikase te ujitjes dhe kullimit te tokave, aplikimin e sistemeve te qendrueshme te prodhimit bujqesor dhe te praktikave te mira bujqesore, perfundimin e reformes se tokes dhe dhenies se titujve te pronesise se saj, rehabilitimin e tokave te ndotura nga hidrokarburet dhe metalet e renda dhe shfrytezimin e tokave te pjerreta, te eroduara dhe jo produktiveme drure pyjore dhe bime medicinale qe mbrojne token dhe rrisin koeficentin e shfrytezimit te saj.

Se treti te zbatohen nga qeveria dhe donatoret projekte dhe skema investuese dhe subvecionuese qe lidhen me rehabilitimin e tokave te ndotura dhe te eroduara, ne permiresimin dhe funksionimin e sistemit te ujitjes dhe kullimit te tyre dhe me permiresimin e pjellorise dhe rritjen e koficentit te shfrytezimit te tokave jopruduktive ne vend.

Sot, ne kete faze te permbylljes se fushates elektorale te zhvillimit te zgjedhjeve per drejtuesit lokale ne 61 njesite e reja vendore kam edhe nje apel per te gjithe politikanet shqiptare, perfaqesues te te gjitha forcave politike, ne mazhorance apo opozite qofshin. Ata duhet te reflektojne thelle ne vetedijen e tyre qytetare dhe te marrin pergjegjshmerine e plote politike dhe institucionale, te perulen ne gjunje perpara popullit qe po i ndjek kudo neper mitingje dhe te vene per nje cast koken mbi ballin e nxehte te tokes shqiptare i cili zien nga ethet dhe temperature e larte prej nje semundje te rende dhe te gjate te shkaktuar edhe prej papergjegjshmerise se kesaj klase politike, si nje shenje mirenjohje, reflektimi dhe perkujdesjeje ndaj bujarise se pakufishme te tokes sone ndaj brezave te sotem dhe te ardhshem te Shqiperise.

2017-12-21T18:50:51+00:00 June 17th, 2015|