Kongresi Kombtar i Industrise se Bimeve Mjeksore dhe Aromatike ne Shqiperi

//Kongresi Kombtar i Industrise se Bimeve Mjeksore dhe Aromatike ne Shqiperi

Kongresi Kombtar i Industrise se Bimeve Mjeksore dhe Aromatike ne Shqiperi

Sot, me mbeshtetjen e zyres USAID-it ne Shqiperi, u organizua ne Tirane Kongresi Kombtar i Industrise se Bimeve Mjeksore dhe Aromatike ne Shqiperi.

Ne kete event moren pjese dhe pershendeten kongresin edhe Perfaqesuesi i Misionit te USAID ne Shqiperi, z. Marcus Johnson dhe Ministri i Bujqesise, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujerave, z. Edmond Panariti, te cilet evidentuan investimet, arritjet, sukseset, problematikat dhe mundesite e medha qe ka vendi jone per zhvillimin me sukses te ketij sektori te rendesishem dhe rritjen e eksportit te bimeve mjekesore dhe aromatike.

Gjithashtu ne kete kongres mori pjese dhe diskutoi edhe Presidenti i Institutit te Bimeve Medicinale te Shqiperise – “MedAlb Institut” Z. Luan Ahmetaj.

Ne fjalen e tij para te pranishmeve Z. Ahmetaj nenvizoi rendesine dhe vlerat e medha mjekesore, mjedisore dhe ekonomike qe kane bimet mjekesore dhe aromatike, vlerat dhe sherbimet e medha te tyre ne ekosistem, si pjese mjaft e rendesishme e biodiversitetit, si shfrytezuese dhe mobiluese te tokave joproduktive dhe te eroduara, si lende e pare ne industrine mjekesore,farmaceotike dhe kulinare si dhe per vlerat e medha qe ato kane ne punesimin e komunitetit te zonave rurale, ne rritjen e te ardhurave te familjeve te tyre si dhe ne kontributin qe ato japin ne rritjen dhe fuqizimin e ekonomise se vendit.

Gjithashtu z. Ahmetaj parashtroi rolin e madh qe ka edukimi i aktoreve te zinxhirit te vlerave te bimeve mjeksore, monitorimi i vazhdueshem i procesit te grumbullimit dhe te kultivimit te tyre si dhe certifikimi i cilesise se produkteve dhe nenprodukteve qe perftohen prej tyre.

Ne fund te diskutimit te tij Z. Ahmetaj theksoi domosdoshmerine dhe imperativin qe kane:

  1. Kryerja e monitorimit te rritjes dhe perhapjes se bimeve mjeksore dhe aromatike si edhe i siperfaqeve qe jane te mbjella me keto bime, iventarizimi i llojeve dhe nenllojeve te ketyre bimeve qe rriten ne natyre dhe qe kultivohen ne vendin tone si dhe hartizimi dhe dixhitalizimi i te dhenave dhe statistikave.
  2. Ndertimi dhe zbatimi i sistemit te gjurmeshmerise se origjines se produkteve dhe nenprodukteve qe perftohen nga bimet mjekesore dhe aromatike ne vendin tone.
2017-12-17T09:23:09+00:00 May 26th, 2016|