Celebrimi i Dites Boterore te Mjedisit – 5 Qershor 2016

Udhetim nga zyra e MedAlb Institut, Tirane, deri ne Gurin e Mengjesit ne Shishtavec, Kukes, ne lartesine 2000 m mbi nivelin e detit.

Sot, ne kuader te celebrimit te dites nderkombetare te mjedisit MedAlb Institut iu bashkua nje grupi shoqatash mjedisore te Shqiperise te cilat organizuan nje aktivitet te perbashket ne Shishtavec te Kukesit.

Slogani i ketij viti per celebrimin e kesaj dite ishte ” Te bashkohemi te gjithe per nje mjedis me te mire”.Ndaj ky aktivitet bashkoi qytetare, ambjentaliste dhe perfaqesues te shoqerise civile si nga Shqiperia ashtu edhe nga Kosova.

Zona e Kukesit ne pergjithesi dhe ajo e Shishtavecit ne vecanti eshte e shquar per nje pejsazh natyror shume te bukur dhe per nje biodiversitet mjaft te pasur. Ketu eshte edhe habitati ku gjendet dhe rritet bima mbretereshe e maleve tona Gentiana lutea, bima e cila perfaqeson edhe logon e MedAlb Institut.