17 Qershori eshte dita boterore e luftes kunder shkreteterizimit dhe degradimit te tokave.

Konventa e Kombeve te Bashkuara per Luften Kunder Shkreterizimit (UNCCD), anetare e se ciles eshte edhe Shqiperia, ka vendosur celebrimin e pervitshem ne mbare boten te kesaj dite simbolike, ne menyre qe te sensibilizohen te gjithe qeverite, institucionet, organizatat dhe qytetaret e mbare botes per mbrojtjen e tokes, e cila eshte pasuria me e madhe e planetit tone.
Toka eshte demtuar dhe vazhdon te demtohet mjaft rende si pasoje e dy faktoreve kryesore: kushteve te disfavorshme klimatike dhe aktivitetit te demshem njerezor.

Ndaj sot apeli per te gjithe eshte qe te bejme gjithcka per mbrojtjen e tokes, memen e te gjitha miresive si per brezat e sotem ashtu edhe ata te ardhshem te rruzullit.

Ne kuader te celebrimit te kesaj dite, MedAlb Institut dhe Bioplant Albania ne bashkepunim edhe me perfaqesues te Ndermarjes Nr.1 te Kryeqytetit organizuan mbjelljen e disa pemeve ne mjediset e Landfillit te Sharres, ne Zonen e Kombinatit, Tirane.