Ne diten e pare te trajnimit, me 20 Shkurt, stafi i projektit tone realizoi dy takime dhe seanca diskutimi me studente dhe mesues te Gjimnazit te Gramshit si dhe me stafin drejtues te Drejtorise se Pyjeve dhe Bashkise Gramsh mbi menaxhimin e ekosistemeve pyjore. Ishte nje takim shume i dobishem per perfshirjen e studenteve dhe rinise si dhe perfaqesueseve te Bashkise Gramsh rreth problemeve mbi trajnimin per menaxhimin e ekosistemeve pyjore dhe per implementimin e moratoriumit te pyjeve.

Me 21 Shkurt 2017 ne realizuam ne Gramsh diten e dyte te trajnimit me teme: “Menaxhimi i ekosistemeve pyjore”

Aty moren pjese 22 persona: fermere, eksperte, inxhiniere pyjesh, perfaqesues te drejtorise se pyjeve dhe Bashkise Gramsh. Ne kete dite te trajnimit mori pjese dhe Z. Indrit Kodra, perfaqesues i REC Albania.

Ky trajnim u realizua ne formen e bashkebisedimit midis pjesmarresve dhe stafit te projektit. Pjesemarresit e aktivitetit treguan nje interes te madh mbi ceshtjet e projektit, drejtuan pyetje dhe dhane opinionet e sugjerimet e tyre mbi menaxhimin e pyjeve dhe zbatimin e moratoriumit. Nje ceshte e rendesishme eshte te hartojme e pergatisim plane dhe strategji per menaxhimin e pyjeve, te cilat do te zbatohen nga strukturat bashkiake. Gjithashtu, pjesmarresit ne kete aktivitet, diskutuan mbi demtimet e pyjeve nga prerja ilegale e drureve dhe problematikat me respektimin e moratoriumit