Aktivitet Sensibilizues i MedAlb Institut per Diten Boterore te Mjedisit

//Aktivitet Sensibilizues i MedAlb Institut per Diten Boterore te Mjedisit

Aktivitet Sensibilizues i MedAlb Institut per Diten Boterore te Mjedisit

Data 5 Qershor e cdo viti eshte vendosur te celebrohet si dita boterore e mjedisit. Gjate kesaj dite, ne te gjithe boten dhe prej te gjitheve:qytetare, ambientaliste, shkencetare, qeveritare, shoqeri civile, organizata mjedisore dhe institucione te ndryshme, kryhen aktivitete dhe aksione te larmishme per te sensibilizuar kedo dhe kudo rreth problemeve te ndryshme mjedisore te cilat demtojne dhe rrezikojne planetin.

Ndotja e tokes, e ujit dhe e ajrit, shfrytezimi jo i qendrueshem i burimeve natyrore, impakti i ndryshimeve klimatike, erozioni dhe shkreteterizimi i tokes, shkaterrimi i pyjeve dhe i pejsazhit natyror, demtimi i biodiversitetit perbejne sot jo vetem nje problem te mprehte, por edhe nje prioritet global.

Edhe MedAlb Institut iu bashkua sot levizjes ambientaliste mbareboterore. Perfaqesues te tij u nisen nga zyra heret ne mengjes per tu drejtuar ne ambjentet e Shkolles se Mesme te Formimit Profesional ne Kamez. Aty u zhvilluan takime dhe biseda me nxenes dhe mesues te kesaj shkolle rreth ceshtjeve mjedisore ne pergjithesi dhe rreth kesaj dite ne vecanti.

MedAlb Institut dhuroi per nxenesit e kesaj shkolle disa libra rreth bimeve medicinale qe rriten dhe grumbullohen ne vendin tone.

Gjithashtu, u bene vizita ne territorin ku jane mbjelle dhe iu sherbehet disa llojeve te bimeve medicinale si sherebela, rozmarina, dafina etj. Por, nuk kishte se si t’i mungonin kesaj dite te shenuar dhe te bukur te 5 qershorit, as lulet dhe as bletet, te cilat sherbejne si indikatore biologjike te nje mjedisi me te mire, me te paster, me te shendetshem dhe me te jetueshem per te gjithe, per brezat e sotem dhe ata te ardhshem te Shqiperise.

2017-12-03T09:44:24+00:00 June 5th, 2017|