Data 17 qershor eshte dita boterore e luftes kunder shkretetirizimit, thatesires dhe degradimit te tokave. Konventa e kombeve te bashkuara kunder shkretetirizimit, thatesires dhe degradimit te tokave, qe me shkurtimin e fjaleve ne anglisht njihet me emrin “UNCCD”, zhvillon veprimtarine e saj qysh nga viti 1994, ndersa Shqiperia e ka ratifikuar kete konvente ne parlamentin shqiptar me 27 prill 2000 dhe marreveshja per anetaresimin e saj ka hyre ne fuqi me 26 korrik 2000. Institucioni qe perfaqeson zyrtarisht vendin tone ne kete konvente eshte Ministria e Mjedisit. Ne kete konvente jane te perfshira 195 vende nga gjithe kontinentet e botes.

Konventa mbeshtet hartimin dhe implementimin e strategjive, programeve dhe planeve te veprimit qe perfshijne te gjitha masat ligjore, administrative, teknike dhe financiare ne kuader kombetar, rajonal dhe boteror per te luftuar shkretetirizimin dhe degradimin e tokave dhe nxit kooperimin midis qeverive dhe institutcioneve te vendeve te dryshme ne menyre qe te sigurohet nje zhvillim i qendrueshem ne nivel boteror.

Cdo vit konventa e celebron kete date te shenuar me nje teme te vecante duke ju bere thirrje gjithe qeverive te shteteve anetare qe te organizojne ne respektim te kesaj dite aktivitete te ndryshme per rritjen e sensibilizimit dhe te ndergjegjesimit rreth ceshtjeve qe lidhen me luften ndaj ketij fenomeni dhe te impakteve qe ai jep ne shkreteterizimin dhe degradimin e tokave. Kete vit fokusi i UNCCD është “Degradimi i tokave dhe Emigrimi”.

Në vetëm 15 vjet, numri i emigrantëve ndërkombëtarë në mbarë botën është rritur nga 173 milionë qe ishte në vitin 2000 në 244 milionë në vitin 2015. Degradimi mjedisor, paqëndrueshmëria politike, pasiguria ushqimore dhe varfëria janë shkaqe të migrimit dhe te sfidave të zhvillimit.

Kjo ditë duhet t’u kujtojë të gjithëve rolin e rëndësishëm qe ka sot toka në prodhimin e ushqimit dhe gjenerimin e punësimit lokal, si dhe aftësine e saj për të rritur qëndrueshmërinë, stabilitetin dhe sigurinë e vendeve të prekura nga shkretetirizimi dhe degradimi.

MedAlb Institut organizoi sot ne Gramsh nje aktivitet per sensibilizimin e komuniteteve rurale dhe sidomos te te rinjeve per mbrojtjen e tokes nga degradimi.