Aktivitete

Kongresi Shkencor Nderkombetar mbi Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve

Ne daten 25.11.2017, ne diten e trete te Kongresit Shkencor Nderkombetar mbi Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve, ne emer te Medalb Institut, u prezantua studimi me teme: “Vleresimi i publikut mbi menaxhimin e mbetjeve ne Shqiperi”.

Prezantimi u krye nga Z. Ani Ahmetaj, Drejtues i Departamentit Rinor te MedAlb Institut. Ai u ndoq me shume interes nga delegatet dhe te pranishmit ne Kongres.

2017-12-17T08:48:26+00:0025 Nëntor, 2017|

Aktivitet Sensibilizues i MedAlb Institut per Diten Boterore te Mjedisit

Data 5 Qershor e cdo viti eshte vendosur te celebrohet si dita boterore e mjedisit. Gjate kesaj dite, ne te gjithe boten dhe prej te gjitheve:qytetare, ambientaliste, shkencetare, qeveritare, shoqeri civile, organizata mjedisore dhe institucione te ndryshme, kryhen aktivitete dhe aksione te larmishme per te sensibilizuar kedo dhe kudo rreth problemeve te ndryshme mjedisore te cilat demtojne dhe rrezikojne planetin.

Ndotja e tokes, e ujit dhe e ajrit, shfrytezimi jo i qendrueshem i burimeve natyrore, impakti i ndryshimeve klimatike, erozioni dhe shkreteterizimi i tokes, shkaterrimi i pyjeve dhe i pejsazhit natyror, demtimi i biodiversitetit perbejne sot jo vetem nje problem te mprehte, por edhe nje prioritet global.

Edhe MedAlb Institut iu bashkua sot levizjes ambientaliste mbareboterore. Perfaqesues te tij u nisen nga zyra heret ne mengjes per tu drejtuar ne ambjentet e Shkolles se Mesme te Formimit Profesional ne Kamez. Aty u zhvilluan takime dhe biseda me nxenes dhe mesues te kesaj shkolle rreth ceshtjeve mjedisore ne pergjithesi dhe rreth kesaj dite ne vecanti.

MedAlb Institut dhuroi per nxenesit e kesaj shkolle disa libra rreth bimeve medicinale qe rriten dhe grumbullohen ne vendin tone.

Gjithashtu, u bene vizita ne territorin ku jane mbjelle dhe iu sherbehet disa llojeve te bimeve medicinale si sherebela, rozmarina, dafina etj. Por, nuk kishte se si t’i mungonin kesaj dite te shenuar dhe te bukur te 5 qershorit, as lulet dhe as bletet, te cilat sherbejne si indikatore biologjike te nje mjedisi me te mire, me te paster, me te shendetshem dhe me te jetueshem per te gjithe, per brezat e sotem dhe ata te ardhshem te Shqiperise.

2017-12-03T09:44:24+00:005 Qershor, 2017|

Anketimi mbi vleresimin e publikut mbi menaxhimin e mbetjeve ne Shqiperi

Gjate ketij muaji, MedAlb Institut ka realizuar anketimin “Vleresimi i publikut mbi menaxhimin e mbetjeve ne Shqiperi” ne pergjigje te situates mjaft te tensionuar dhe te debatueshme te krijuar ne vend pas miratimit ne Parlamentin Shqiptar te ndryshimeve qe iu bene ligjit ekzistues per menaxhimin e integruar te mbetjeve ne Shqiperi. Ky studim beri te mundur qe zeri i publikut te degjohej ne nivel kombetar dhe rezultatet u derguan ne zyrat e parlamentit dhe te qeverise Shqiptare per t’u bere te ditur opinionin publik, sugjerimet dhe kritikat e tyre.

2017-12-17T08:59:15+00:001 Nëntor, 2016|

4 Vjetori i MedAlb Institut

Qysh nga dita e themelimit me 31 korrik 2012 e deri me sot, organizata jone eshte rritur dhe zhvilluar me tej. Anetaret, simpatizantet dhe mbeshtetesit e saj jane shtuar. Aktiviteti i saj eshte zgjeruar si brenda ashtu edhe jashte territorit te vendit. Strukturat e saj jane fuqizuar me tej.

Vizioni jone eshte qe MedAlb Institut te behet qendra me e rendesishme kerkimore, shkencore dhe aplikative ne Shqiperi lidhur me sektorin e bimeve medicinale si dhe me menaxhimin e qendrueshem te burimeve te tjera natyrore si toka, ujrat dhe biodiversiteti, ne menyre qe te kontriboje sa me teper per nje bashkejetese te qendrueshme dhe harmonike midis njerezeve dhe natyres ne vendin tone.

Misioni i Medalb Institut eshte qe te mbeshtete cdo iniciative studimore, kerkimore, shkencore dhe aplikative qe lidhet me zinxhirin e vlerave te bimeve medicinale ne vendin tone; te mbeshtete cdo individ, grup individesh, organizate apo kooperative qe kontribon per ruajtjen, grumbullimin, kultivimin dhe menaxhimin e qendrueshem te resurseve gjenetike te ketyre bimeve si dhe te burimeve te tjera natyrore ne Shqiperi si tokat, ujrat, pyjet dhe biodiversiteti.

Shiperia jone eshte e Bukura e Dheut dhe e Perkedhelura e Zotit. Ajo ka nje natyre shume te bukur, nje pejsazh te mrekullueshem, nje klime shume te mire, nje larmi biologjike te spikatur, burime natyrore dhe gjenetike mjaft te cmuara.

Eshte detyra e gjithesejcilit prej nesh qe te punoje me perkushtim dhe pergjegjshmeri qe Shqiperia te zhvillohet dhe perparoje perhere, qe natyra dhe bukurite e saj te ruhen te pacenuara ne shekuj, qe resurset e saj natyrore dhe gjenetike te perdoren dhe shfrytezohen ne menyre te qendrueshme dhe ne te mire te brezave te sotem dhe te ardhshem te saj.

2017-12-17T09:14:36+00:0031 Korrik, 2016|

Dita Boterore e Luftes Kunder Shkreteterizimit dhe Degradimit te Tokave

17 Qershori eshte dita boterore e luftes kunder shkreteterizimit dhe degradimit te tokave.

Konventa e Kombeve te Bashkuara per Luften Kunder Shkreterizimit (UNCCD), anetare e se ciles eshte edhe Shqiperia, ka vendosur celebrimin e pervitshem ne mbare boten te kesaj dite simbolike, ne menyre qe te sensibilizohen te gjithe qeverite, institucionet, organizatat dhe qytetaret e mbare botes per mbrojtjen e tokes, e cila eshte pasuria me e madhe e planetit tone.
Toka eshte demtuar dhe vazhdon te demtohet mjaft rende si pasoje e dy faktoreve kryesore: kushteve te disfavorshme klimatike dhe aktivitetit te demshem njerezor.

Ndaj sot apeli per te gjithe eshte qe te bejme gjithcka per mbrojtjen e tokes, memen e te gjitha miresive si per brezat e sotem ashtu edhe ata te ardhshem te rruzullit.

Ne kuader te celebrimit te kesaj dite, MedAlb Institut dhe Bioplant Albania ne bashkepunim edhe me perfaqesues te Ndermarjes Nr.1 te Kryeqytetit organizuan mbjelljen e disa pemeve ne mjediset e Landfillit te Sharres, ne Zonen e Kombinatit, Tirane.

2017-12-17T09:17:32+00:0017 Qershor, 2016|

Celebrimi i Dites Boterore te Mjedisit

Celebrimi i Dites Boterore te Mjedisit – 5 Qershor 2016

Udhetim nga zyra e MedAlb Institut, Tirane, deri ne Gurin e Mengjesit ne Shishtavec, Kukes, ne lartesine 2000 m mbi nivelin e detit.

Sot, ne kuader te celebrimit te dites nderkombetare te mjedisit MedAlb Institut iu bashkua nje grupi shoqatash mjedisore te Shqiperise te cilat organizuan nje aktivitet te perbashket ne Shishtavec te Kukesit.

Slogani i ketij viti per celebrimin e kesaj dite ishte ” Te bashkohemi te gjithe per nje mjedis me te mire”.Ndaj ky aktivitet bashkoi qytetare, ambjentaliste dhe perfaqesues te shoqerise civile si nga Shqiperia ashtu edhe nga Kosova.

Zona e Kukesit ne pergjithesi dhe ajo e Shishtavecit ne vecanti eshte e shquar per nje pejsazh natyror shume te bukur dhe per nje biodiversitet mjaft te pasur. Ketu eshte edhe habitati ku gjendet dhe rritet bima mbretereshe e maleve tona Gentiana lutea, bima e cila perfaqeson edhe logon e MedAlb Institut.

2017-12-17T09:19:40+00:005 Qershor, 2016|

Kongresi Kombtar i Industrise se Bimeve Mjeksore dhe Aromatike ne Shqiperi

Sot, me mbeshtetjen e zyres USAID-it ne Shqiperi, u organizua ne Tirane Kongresi Kombtar i Industrise se Bimeve Mjeksore dhe Aromatike ne Shqiperi.

Ne kete event moren pjese dhe pershendeten kongresin edhe Perfaqesuesi i Misionit te USAID ne Shqiperi, z. Marcus Johnson dhe Ministri i Bujqesise, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujerave, z. Edmond Panariti, te cilet evidentuan investimet, arritjet, sukseset, problematikat dhe mundesite e medha qe ka vendi jone per zhvillimin me sukses te ketij sektori te rendesishem dhe rritjen e eksportit te bimeve mjekesore dhe aromatike.

Gjithashtu ne kete kongres mori pjese dhe diskutoi edhe Presidenti i Institutit te Bimeve Medicinale te Shqiperise – “MedAlb Institut” Z. Luan Ahmetaj.

Ne fjalen e tij para te pranishmeve Z. Ahmetaj nenvizoi rendesine dhe vlerat e medha mjekesore, mjedisore dhe ekonomike qe kane bimet mjekesore dhe aromatike, vlerat dhe sherbimet e medha te tyre ne ekosistem, si pjese mjaft e rendesishme e biodiversitetit, si shfrytezuese dhe mobiluese te tokave joproduktive dhe te eroduara, si lende e pare ne industrine mjekesore,farmaceotike dhe kulinare si dhe per vlerat e medha qe ato kane ne punesimin e komunitetit te zonave rurale, ne rritjen e te ardhurave te familjeve te tyre si dhe ne kontributin qe ato japin ne rritjen dhe fuqizimin e ekonomise se vendit.

Gjithashtu z. Ahmetaj parashtroi rolin e madh qe ka edukimi i aktoreve te zinxhirit te vlerave te bimeve mjeksore, monitorimi i vazhdueshem i procesit te grumbullimit dhe te kultivimit te tyre si dhe certifikimi i cilesise se produkteve dhe nenprodukteve qe perftohen prej tyre.

Ne fund te diskutimit te tij Z. Ahmetaj theksoi domosdoshmerine dhe imperativin qe kane:

  1. Kryerja e monitorimit te rritjes dhe perhapjes se bimeve mjeksore dhe aromatike si edhe i siperfaqeve qe jane te mbjella me keto bime, iventarizimi i llojeve dhe nenllojeve te ketyre bimeve qe rriten ne natyre dhe qe kultivohen ne vendin tone si dhe hartizimi dhe dixhitalizimi i te dhenave dhe statistikave.
  2. Ndertimi dhe zbatimi i sistemit te gjurmeshmerise se origjines se produkteve dhe nenprodukteve qe perftohen nga bimet mjekesore dhe aromatike ne vendin tone.
2017-12-17T09:23:09+00:0026 Maj, 2016|

Fushate sensibilizuese organizuar nga “Miqte e Vjoses” me mbeshtetjen e partnereve mjedisore nderkombetare RiverWatch dhe EuroNatur

MedAlb Institut i eshte bashkuar fushates sensibilizuese qe ka organizuar grupimi mjedisor “Miqte e Vjoses” me mbeshtetjen e partnereve mjedisore nderkombetare RiverWatch dhe EuroNatur.

Medalb Institut u eshte bashkuar edhe protestave te banoreve te komuniteteve qe jetojne pergjate te dyja aneve te shtratit te gjere te ketij lumi te organizuara ne Pocem, Kute e Kalivac si dhe para nderteses se Piramides dhe Kryeministrise ne Tirane.

Vjosa eshte lumi i vetem i eger qe i ka mbetur Europes, me nje gjatesi 270 km, me nje ekosistem te larmishem, me pamje te mahnitshme pejsazhistike, me kanione te mrekullueshme pergjate rrjedhes se tij dhe me nje biodiversitet te pasur.

Lumi Vjosa mund te shfrytezohet per zhvillimin e ekoturizmit, agroturizmit, bujqesise organike, sporteve te aventures, ngritjes se kampingjeve verore me turiste vendas dhe te huaj. Gjithashtu zona perreth tij perbehet nga pyje te bukur dhe toka te pasura dhe pjellore qe sherbejne per zhvillimin e bujqesise, perimtarise, frutikultures, blegtorise, bimeve mjeksore etj.

Duke u nisur nga vlerat e medha qe ka ky lum dhe zonat pergjate shtrirjes se tij, ambjentalistet, organizatat mjedisore vendase dhe te huaja, banoret dhe komunitetet qe punojne dhe jetojne ne keto zona, kane shprehur zemerimin e tyre te madh dhe protesten e tyre te vendosur per ti thene JO vendimit te padrejte, jo transparent dhe te papranueshem te qeveise shqiptare per ndertimin me koncesion te HEC-it te Pocemit.

Protestes kunder ndertimeve te HEC-ve ne Vjose i jane bashkuar dhe shume perfaqesues te qeverisjes vendore, deputete te Kuvendit te Shqiperise dhe perfaqesues te institucioneve nderkombetare dhe te Parlamentit Europian.

Me rastin e 22 majit, dites boterore te ruajtjes se biodiversitetit, protestes se madhe kunder ndertimit te HEC-eve mbi Vjose iu bashkua edhe Zv.Presidentja e Parlamentit European Znj. Lunachek.

Qeveria duhet te reflektoje ndaj zerit KUNDER te ambjentalisteve, te komuniteteve lokale dhe te perfaqesueseve nderkombetare dhe te terheq vendimin e saj per ndertimin me koncesion te HEC-it mbi lumin Vjose ne Pocem!

2017-12-17T09:26:08+00:0022 Maj, 2016|
Go to Top