Perdorimi i energjise diellore per mbrojtjen e bimeve nga insektet ne Shqiperi

Shperndarja e Pajisjeve

Gjatë periudhës kohore qershor-shtator 2015 ne kemi realizuar kontrata me fermerët e bujqesise organike të cilat janë përfitues të pajisjeve diellore te vrasjes se insekteve për fermat e tyre, me Drejtorin dhe studiues te Qendrës për Lidhjen e Teknologjise me Bujqësine – Lushnje dhe me Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit Bujqësor – Tirane. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ne kemi realizuar disa intervista televizive, aplikime shkencore dhe publikime rreth energjisë diellore dhe përdorimit te saj për mbrojtjen e bimëve nga insektet në Shqipëri.

2017-12-17T09:36:55+00:0030 Shtator, 2015|

Kurse Trajnimi

Gjatë periudhës gusht-shtator 2015 MedAlb Institut ka realizuar dy kurse trajnimi me fermerët e bujqesise organike, ekspertë të bujqësisë dhe mjedisit, përfaqësues të institucioneve bujqësore dhe universitetet bujqësore në Tiranë në lidhje me metodën inovative dhe të qëndrueshëme të përdorimit të energjisë diellore për kontrollin e dëmtuesve të bimëve dhe përparësitë e kësaj metode krahasuar me metodat e tjera të përdorura deri më tani në bujqësi.

2017-12-17T09:39:08+00:0010 Shtator, 2015|

Takime & Mbledhje

Ne korrik 2015 MedAlb Institut ka realizuar disa takime me kompanite shqiptare qe operojne ne sektorin e bujqesise dhe importin e makinerive dhe pajisjeve per bujqesi.

2017-12-21T18:39:37+00:0020 Korrik, 2015|

Takime & Mbledhje

Gjate muajit qershor 2015, MedAlb Institut planifikoi dhe realizoi disa kontakte dhe takime me fermeret e bujqesise organike, eksperte te bujqesise organike, perfaqesues te Institutit te Bujqesise Organike – Durres, perfaqesues te Universitetit Bujqesor te Tiranes dhe Korçes, perfaqesues te tjere ne Lushnje , Korçe, Fushe-Kruje, Vlore dhe Shkoder. Ne keto takime eshte diskutuar dhe shpjeguar me shume mbi metoden e perdorimit te energjise diellore per kontrollin e demtuesve te bimeve dhe perparesite e kesaj metode krahasuar me metodat e tjera te perdorura deri me tani ne bujqesi. Gjithashtu MedAlb Institut ka zgjedhur dhe e ka nenshkruar kontrata me ekspertet dhe trajneret per realizimin e kurseve te trajnimit me ta per te permiresuar njohurite e tyre ne perdorimin e energjise diellore ne bujqesi dhe mjedis.

2017-12-21T18:38:42+00:0020 Qershor, 2015|
Go to Top