Rreth MedAlb Institut

Instituti i Bimeve Medicinale te Shqiperise – “MedAlb Institut” eshte nje organizate kombetare, agromjedisore dhe jofitimprurese qe eshte themeluar me 31 korrik 2012 me vendim te grupit themelues te saj te perbere nga fermere, agromome, inxhiniere pyjesh, botaniste, ekonomiste, biologe, dhe realizon aktivitetin e saj ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise.

Vizioni yne eshte qe MedAlb Institut te behet qendra me e rendesishme kerkimore, shkencore dhe aplikative ne Shqiperi lidhur me sektorin e bimeve medicinale si dhe me menaxhimin e qendrueshem  te burimeve te tjera natyrore si toka, ujrat dhe biodiversiteti, ne menyre qe te kontriboje sa me teper per nje bashkejetese te qendrueshme dhe harmonike midis njerezeve dhe natyres ne vendin tone.

Misioni Jone

  • Te realizoje dhe te mbeshtese studimet ne sektorin e bimeve medicinale qe kane te bejne me llojet, speciet, nenspeciet, ekotipet e bimeve medicinale, rendesine ekonomike dhe mjedisore te tyre, perhapjen dhe kultivimin e tyre ne vendin tone, grumbullimin e qendrueshem dhe mbrojtjen e biodiversitetit, ruajtjen e specieve te rralla dhe ato qe jane ne rrezik zhdukje.
  • Te mbeshtese dhe frymezoje cdo iniciative kerkimore, shkencore, prodhuese, perpunuese dhe tregetuese te produkteve dhe nenprodukteve qe perftohen nga grupimet e bimeve medicinale dhe qe sigurojne nje grumbullim e shfrytezim te qendrueshem te resurseve te tyre gjenetike.
  • Te mbeshtese perdorimin e teknikave dhe teknologjive qe rritin sasine, cilesine     dhe llojshmerine e prodhimit dhe zbatimin e sistemeve dhe praktikave me te mira bujqesore te kultivimit te tyre duke shfrytezuar se pari tokat e varfera, te pjerreta dhe jo produktive qe gjenden prane habitatit te tyre natyror.
  • Te mbeshtese dhe inkurajoje hartimin dhe zbatimin e ligjeve, politikave, strategjive, sistemeve dhe praktikave qe sigurojne mbrojtjen dhe menaxhimin e qendrueshem te resurseve natyrore te vendit si toka, uji, biodiversiteti.
  • Te kontriboje ne hartimin dhe zbatimin e standarteve dhe sistemeve te certifikimit te produkteve te bimeve medicinale qe permiresojne marketingun e produkteve shqiptare, qe realizojne nje zhvillim te qendrueshem te ketij sektori dhe nje konkurueshmeri te larte ne treg, ne menyre qe te  sigurohet nje punesim gjitnje ne rritje dhe te ardhura sa me te mira per komunitetin dhe aktoret qe perfshihen ne zinxhirin e vlerave te bimeve medicinale.
  • Te inkuroajoje dhe mbeshtese individe, grup individesh, kooperativa apo institucione qe te hartojne dhe implementojne projekte qe lidhen me studimin, kultivimin, grumbullimin dhe tregetimin e bimeve medicinale dhe qe perputhen me qellimin dhe objektivat e “MedAlb Institut’.
  • Te hyje ne marreveshje bashkepunimi me konventa, organizata, institucione dhe donatore te rendesishem ne Republiken e Shqiperise dhe jashte saj ne perputhje me legjislacionin shqiptar dhe ate nderkombetar.

Luan Ahmetaj
Instituti i Bimeve Medicinale te Shqiperise – MedAlb Institut
Rr. Shefqet Ndroqi Nr.185
Tirane
(+355) 68 228 0019

    6

    Projekte te Realizuar

    500+

    Perfitues

    4+

    Botime

    100+

    Antare